LecturesNews

Hapësira Zero Space

By September 6, 2018 No Comments

AL/

Pavijoni i Shqipërisë në Bienalen e 16-të Arkitekturës në Venecia quhet “Hapësira Zero Space” dhe i është dedikuar studimit të katit përdhes të qytetit të Tiranës, si hiperbolë e një fenomeni të shpërndarë të në të gjithë Shqipërinë. Sot, në Tiranë jetohet në një hapësirë urbane, ku është e mundur të gjesh pothuaj çdo shërbim privat dhe publik dhe të jetosh çdo eksperiencë të mundshme brenda perimetrit të qytetit dhe në shtrirje të njëjtë për nga densiteti i dyqaneve dhe shërbimeve përgjatë gjithë sipërfaqes së tij. Në qytet, çdo lagje mban gjallë “nivelin zero” duke i shtuar komoditetit të padiskutueshëm sigurinë e një marrëdhënieje sociale të garantuar nga dimensioni human i dyqanit klasik të lagjes, frymë kjo e adaptuar në çdo nivel shërbimi dhe në çdo zonë të qytetit.

Qytetarët e Tiranës projektojnë jetët e tyre mes sigurisë së katit përdhes të qytetit të tyre, ku ata lirshëm ndërveprojnë mes njëri-tjetrit dhe frenezisë së një metropoli, i cili rritet ekonomikisht dhe përshtatet gjithnjë e më shumë me kushtet globale. “Hapësira Zero” e Tiranës, aktivizohet nga iniciativa e lirë e qytetarëve të saj, fenomen ky që ridimensionon qytetin në shkallë njerëzore. 

Tirana nuk ka aspak shëmbëlltyra të një “Jo-Vendi”. Kjo na kujton menjëherë fjalën “Utopia”, e cila vjen e krijuar nga Thomas More si përkufizim i një vendi imagjinar, metafizik, që nuk ekziston në realitet. Në leksikun tonë shkëmbehet qëllimisht me një fjalë tjetër, “Eutopia” (një vend i mirë), që të fton të shkosh, të ndihesh mirë dhe të duash ta përjetosh. Atëherë, edhe ne vetë parapëlqejmë të luajmë me këto terma duke prezantuar në Venecia pikërisht Tiranën tonë “Eutopike”.

 

EN/

#HAPËZEROSPACE represent Albania at #BiennaleArchitettura2018. The theme Freespace is interpreted as the metamorphosis in liberating of the space on Tirana’s ground floor, in a total freedom of acting as an entirety of personal individual performances of the citizen, creating a city-scale plaza where everyone serves something to the fellow citizen. AlbanianPavillion2018 is conceived as a multisensory experience through an installation of spatial, visual and acoustic stimuli where the visitor is invited to perceive the free space and true essence of the city.

Elton Koritari – Curator

Elton is the co-founder of EJAlbum, an important communication hub in Albania. Moreover, he is a project manager and curator of art events, lecturer of photography in different universities, schools and cultural associations, author of art projects collaborating with almost all the galleries, museums and art institutes in Albania. He works for years in marketing & communications representing in Albania some of the most important international brands in that sector. He is the co-author of the book “Knots – 163 Contemporary Artists from Albania” and the Project Manager and Curator of Imago Mundi in Albania.

Jurten Hajro

Jurtin is an architect, founder of commonsense.studio, an international office based in Tirana. Graduated in 2006 in the Middle East Technical University, Ankara, since 2009 he has been a lecturer in the Department of Architecture at Epoka University. In 2013, he established CoRDA – Center of Research and Design in Architecture in Tirana, becoming the first director of the design office within the university. He is also the architect of Epoka Social Center, a building that has received international attention in awards, nominations and academic publications. Jurtin has been awarded in many international competition and is the creator and curator of Modeling the Idea, Pavilion Days, an event calling for interdisciplinary collaboration between artists and architects.

Commissioner: Mirela Kumbaro, Ministry of Culture of Republic of Albania.

Exhibitors: Dorian Tytymçe, Florian Pollo, VARKA Arkitekturë –  Jurtin Hajro, commonsense.studio – Enri Leka, Fablab Tirana.

www.zerospace.al