LajmetLigjeruesitNgjarjet

Celine Baumann

By June 7, 2019 No Comments

Céline Baumann është arkitekte e peizazhit me bazë në Zvicër.  Ajo ka studiuar në Akademie van Bouwkunst në Amsterdam dhe Ecole du Paysage de Versailles, ku përfundoi studimet master në arkitekturën e peizazhit në vitin 2010. Céline ka bashkëpunuar me zyra të ndryshme përfshirInside-Outside / Petra Blaisse në Amsterdam, atelier le balto dhe Topotek 1 në Berlin para se ta hap studion e saj në Basel.

Vitet e kaluara ka punuar në kontekste të ndryshme, duke reflektuar interesin e saj personal në shkëmbime ndërkombëtare dhe ndër-kulturore të mjedisit.  Céline synon që përmes një këndvështrimi ndërsektorial të krijoj hapësira dinamike, të informuara nga ekologjia interaktive mes njerëzve dhe natyrës.  Kjo punë e projektimit plotësohet nga një angazhim mbi hulumtimin e vlerave kolektive të natyrës dhe ndikimin e saj në individë.

Céline Baumann është një nga arkitektët e rinj që u përzgjodh nga platforma Future Architecture për idenë e saj si dhe shërben si hulumtuese në Akademie Schloss Solitude në Shtutgart.  Gjithashtu është një ndër bashkëthemeluesve të grupit aktivist Schwesterprojekt në Basel.  Puna e saj është prezantuar në shumë institucione ndërkombëtare duke përfshirë the Museum of Architecture and Design në Ljubljana (2019), the architecture gallery VI PER në Prague (2019), the Theater Festival Basel (2018), the International University Campus në Paris (2018), the LaBa EPFL në Basel (2018), si dhe University of Agricultural Science of Alnarp në Malmö (2016).

Përpos ligjeratës Celine do udhëheq edhe një puntori një javore gjat eventeve të Korrikut në KAF.

 

Garden State by Mamaza Theatre Festival, Basel 2018

 

Supended Garden, International University Campus, Paris