Dean Lah, lindur në vitin 1971 në Maribor të Sllovenisë dhe diplomoi në Fakultetin e Arkitekturës në Lubjanë në vitin 1998. Në të njëjtin vit ai themeloi zyrën arkitektonike Enota ku punon si arkitekt dhe partner që nga ajo kohë.

Për punën e tij në Enota ai mori shumë çmime për arkitekturë, puna e tij është paraqitur në ekspozita të shumta dhe botime profesionale botërore. Dean ligjeroi në shumë shkolla të arkitekturës, konferenca dhe simpoziume në Slloveni dhe jashtë vendit.  Që nga viti 2016, është pjesë e stafit në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin e Mariborit.  Me synimin për të promovuar rëndësinë e cilësisë arkitektonike, ai ka qenë aktive si anëtar i disa jurive të shpërblimeve arkitektonike, është anëtar i bordit drejtues të Odës së Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësiror të Sllovenisë, anëtar i Forumiti Evropian për Politika Arkitektonike, anëtar i bordi ekzekutiv i Asociacionit të Arkitektëve të Lubjanës si dhe disa rrjete të tjera formale dhe informale të lidhura me arkitekturën.

Enota

Enota

Enota Team