LajmetNgjarjetWorkshops

Puntoria Documenting Modern Kosovo ne Prishtine

By August 27, 2017 No Comments

Dega kombëtare e Docomomo_Kosova do organizoj puntori dokumentuese në qytetet kryesore të Kosoves gjat muajve Gusht, Shtator dhe Tetor 2017. Puntoria “Documenting Modern Kosovo”, e cila do organizohet në qytetet e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Mitrovicës, Ferizajit dhe Prizrenit, ka për qëllim dokumentimin e një numër të caktuar të objekteve moderne në Kosovë.

Puntoria dokumentuses që do përdor udhëzuesit dokumentues nga Docomomo do shërbej si bazë e inventarizimit të Modernizmit në Kosovë si dhe për ekspozitën vituale të Docomomo’s “MoMove”.

Docomomo International është një nismë ndërkombëtare për për Dokumentimin e objekteve, sajteve dhe lagjeve që i përkasin lëvizjës Moderne. Kjo organizatë e cila është themeluar në vitin 1988 nga Hubert-Jan Henket, në shkollën e arkitekturës pran Universitetit Teknik të Eindhovenit, është organizata në e rëndësishme botërore e përkushtuar për vlerësimin, konzervimin dhe interpretimin e arkitekturës moderne.

Për momentin Docomomo International ka 69 degë në mbar botën me mbi 3000 anëtar në mbar botën. Docomomo Kosova e cila u themelua vitin 2016, është dega më e re e organizatës.

Puntoria e parë në serinë e puntorive dokumentuese do mbahet në Prishtinë me datën 2 Shtator 2017.