LajmetNgjarjetWorkshops

INTERSECTIONAL PUBLIC SPACE – PUNTORI

By June 10, 2019 No Comments

Prishtina ofron shumë hapësira publike: Zona miqësore për këmbësorë në qendër të qytetit kufizohet me dyqane dhe kafene; lagjet e mbetura nga koha Jugosllave të rrethuara me gjelbërim, hapësira sportive e kënde të lojërave.  Megjithatë, vendbanimet e reja buzë qytetit ofrojnë një imazh tjetër.  Hapësirat publike të këtij “Qyteti Paralel” shpesh janë të ngarkuara nga trafiku i automjeteve, duke i harruar specifikat e vendit apo nevojat e banorëve dhe duke u mbështetur në monofunksionalizëm.

Ambienti i ndërtuar përcakton se kush jemi? dhe ne (si arkitektë) mbajmë një përgjegjësi në promovimin e barazisë sociale.  Ne gjatë punëtorisë kemi për qëllim që përmes një këndvështrimi tjetrër ndërsektorial të hulumtojmë se si të krijojmë hapësirë ​​publike ku individ me prapavi të ndryshme socio-kulturore, etnike ose kulturore ndjehen të barabartë dhe të respektuar.  Kjo ndërthuarje pranon faktin se çdo individ përbëhet nga një sërë stratifikimesh fizike dhe shoqërore: gjinisë, moshës, aftësive, kombësisë, fesë, klasës, arsimit, orjentimit,… kjo kornizë është veçanërisht e dobishme për ti njohur nevojat e organizmave jo-përmbushëse, dhe grupeve të margjinalizuara në krijimin e qytetit gjithëpërfshirës.

Së pari do të analizojmë gjendjen e hapësirave publike brenda shtrirjes urbane të Prishtinës duke përdorur metodën e hartës së Nolli-t, një plan i detajuar i Romës që daton nga shekulli i 18-të, ku zonat urbane përfaqësohen si një rrjet i marrëdhënieve hapësinore.  Ne do ta shikojmë dhe analizojmë qytetin nga një aspekt negativ.  Kjo metodologji do të na ndihmojë për ta analizuar panoramën e qytetit, për ti adresuar mangësitë e saj dhe për ti identifikuar potencialet e saj.  Pastaj do të krijojmë propozime për përmirësimin e hapësirës publike, duke pyetur se si mund ta aplikojm ndërsektorializmin për ti përmbushur qëllimet e ndryshme: se sa është e arritshme për të gjithë, diversifikimin e mobilitetit, përmirësimin e komuniteteve, përmirësimin e kushteve ekologjike dhe klimën lokale mes të tjerave.

Kushti kryesor për pjesëmarrje është entuziazmi për qytetin dhe mjedisin e ndërtuar. Nxënësit dhe studentët e rinj të diplomuar nga fushat e arkitekturës, arkitekturës së peizazhit, dizajnit urban, si dhe sociologjisë, filozofisë ose artit inkurajohen fuqishëm të aplikojnë.

Pjesëmarrësit pritet të kontribuojnë në mënyrë aktive në punëtori gjatë gjithë kohës.

Edhepse materiali për puntori do mundësohet nga KAF, preferohet që të vini ne laptopët e juaj.

Gjithë të interesuarit duhet dërguar një resume/cv (max 2 faqe, preferohet pdf) në workshops.kaf@gmail.com apo workshops@kosovoarchitecture.com deri me datën 25 Qërshor 2019.  Puntoria do udhëhiqet nga Celine Baumann.