LajmetLigjeruesitNgjarjet

Jeffrey Shumaker

By June 8, 2019 No Comments

Jeffrey Shumaker, AICP, Assoc. AIA, ka punuar në kryqëzimin e arkitekturës dhe planifikimit të qytetit për më shumë se njëzet vjet, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, me një fokus të veçantë në hartimin dhe programimin e hapësirës publike.  Së fundi, Jeffrey shërbeu si Drejtor i Planifikimit Urban dhe Dizajn për KPF, një kompani globale për arkitekturë dhe planifikim me bazë në NYC, ku realizoi projekte në Kinë, Australi, Evropë dhe Amerikë.  Para kësaj, Jeffrey shërbeu si udhëheqës i Planifikimit Urban në NYC, ju bashkua Departamentit të Planifikimit të Qytetit (DCP) në vitin 2007 nën komisioneren Amanda Burden dhe kryebashkiakut Michael Bloomberg. Brenda dhjetë vjetësh me DCP, Jeffrey punoi për të siguruar një nivel të lartë të cilësisë së projektimit në hapësira publike në të gjithë qytetin dhe ndihmoi në formulimin e planeve për lagjet e ndryshme si Coney Island në Brooklyn, anën perëndimore të Manhattan-it, duke përfshirë High Line dhe Long Island City në Queens.

Para se ti bashkohej Departamentit të Planifikimit në NYC, Jeffrey punoi për më shumë se dhjetë vite për të krijim ambienteve më të mira për të jetuar, punuar, studiuar dhe rekreuar në bashkpunim me komunitete, kompani të arkitekturës dhe planifikimit si dhe institucione private e ato jofitimprurëse.

Jeffrey udhëheq konsulencën e tij, URBANscape, që nga viti 2002. Ai ka dy diploma të Masterit në Arkitekturë, Planifikim dhe Dizajn Urban nga MIT dhe një Bachelor diplomë në Arkitekturë nga Universiteti Syracuse. Është fitues i çmimit Public Architect Award nga AIANY dhe çmimit Michael Weil nga DCP, të dyja duke si njohje për përsosmëri për dizajn urban në sferën publike.

 

KPF DriverlessNY

 

KPF DriverlessNY