LajmetLigjeruesit

Jessica Bizzoni

By June 10, 2019 No Comments

E lindur në vitin 1990 në Itali, Jessica është një artiste e përkushtuar për mjedisin e ndërtuar, teknologjinë dhe përdorimin e hapësirës që pasqyron sjelljet bashkëkohore të jetës së përditshme.

Bizzoni diplomoi nga Design Academy of Eindhoven me instalim të artit mjedisor dhe hulumtim për dizajn hapësinor, ajo gjithashtu mbanë një Master në Fotografi nga Royal Academy of Fine Art në Antwerp.  Praktika e saj multi-disiplinore vjen nga një proces sistematik i hulumtimit, me një frymë për eksperimentimin intuitiv në form ekspresive.

Jessica ka një kohë që punon në fushë kreative për studiot ndërkombëtare si Studio Zimoun (CH), The Metropolitan Art Centre (UK), STRP Festival (NL) e shumë tjera, duke krijuar koncepte të reja të tregimit dhe projekte intensive për sferën publike.  Si një artiste e re, ajo ekspozoi në Dutch Design Week, Milano Design Week, Florence Light, Athens Photo Festival, etj.  Puna e saj mund të shihet në koleksionin e përhershëm të Benaki Museum Athens dhe Centre for Artists´ Publications në Bremen.

Një pjesë e projektit të saj aktual: ELEKTRIC SUN, është ekspozuar gjatë Equilibrio Sottile në Fotografica, Itali, në vitin 2018; European Month Of Photography Berlin 2018, dhe në lokacione të ndryshme në Antwerp.

Jessica Bizzoni është me bazë në Belgjikë, Holandë dhe Itali.

 

View of the skyglow at night from Florence to Ravenna.

 

Jessica Bizzoni • www.jessicabizzoni.nl • Narrative and Spatial Design