LajmetLigjeruesit

Marcus Fairs – Dezeen

By June 24, 2019 No Comments

Markus Fairs është një dizajner i mobilieve i cili filloi karrierën e tij të gazetarisë me shkrime për botime duke përfshirë Blueprint, The Guardian, The Independent dhe Conde Nast Traveler.  Ai publikoi ICON, revistën ndërkombëtare të arkitekturën dhe dizajnit, në vitin 2003, dhe redaktoi botimin deri në nëntor të vitit 2006.

Revista u rrit me shpejtësi si një nga revistat më të rëndësishme dhe më të respektuara të dizajnit në botë, duke fituar një mori çmimeve, përfshirë Lansimi i Vititdhe Dizajneri i Vitit 2003 si dhe Revista Mujore e Vitit 2005 dhe 2006.  Vetë Marcus ka fituar çmime të shumta, përfshirë Gazetari i vitit 2002 dhe Gazetari i Arkitekturës në vitin 2004. Ai fitoi çmimin BSME për Iniciativën më të Mirë në 2005.

Ai gjithashtu shfaqet rregullisht në radio dhe TV, për shkrim dhe prezantim të dokumentarit në lidhje me dizajnerin francez Philippe Starck me BBC në vitin 2003 dhe mori pjesë në disa seri të BBC Home.

Marcus ka mare pjesë në konferenca të shumta si folës, në Londër, Tokio, New York, Stokholm dhe Cape Town, ndër të tjerash.

Si themelues dhe redactor i Dezeen, Marcus ka fituar çmime, duke përfshirë BSME’s Business Editor of the Year në vitin 2013. Në të njëjtin vit ai u emërua një prej 100 figurave më me ndikim në industritë kreative në Mbretërinë e Bashkuar nga Hospital Club. Në vitin 2011, revista franceze Architectural Digest e vendosi atë në listën e 100-të të figurave më të rëndësishme në dizajnin global.

 

Rreth Dezeen

Dezeen është njëra nga revista e arkitekturës dhe dizajnit më të popullarizuara dhe më me ndikim në botë, dhe fitues i çmimeve të shumta për gazetari dhe botim. Misioni i tij është i thjeshtë: të sjellë projekte të arkitekturës dhe dizajnit cilësore të përzgjedhura me kujdes, si dhe lajme nga këto fusha me një audiencë globale.

Dezeen u pubikua në fund të vitit 2006 dhe është rritur me shpejtësi që nga ajo kohë. Audienca e revistës është rritur çdo vit në vazhdimsi dhe nga shkurti i vitit 2017 Dezeen morri 2.5 milion vizitorë unik në muaj, duke e bërë atë një nga 5000 faqet më të njohura në botë sipas Alexa-s, si dhe faqja e internetit më e njohur për arkitekturë dhe dizajn. Dezeen është faqja më e komentuar e dizajnit në botë dhe e vetmja faqe në sektorin e saj për t’u paraqitur në një promovim të produkteve të Apple.

Dezeen gjithashtu e mban edhe Dezeen Jobs – partalin më të gjallë të arkitekturës dhe dizajnit online si dhe Dezeen Awards, i cili është çmimi vjetore që identifikon projektimet më të mira në botë të arkitekturës, arkitekturës së brendshme dhe dizajnit.

Dezeen Studio është një studio kreative në brendësi të brendit Dezeen, i cili ofron shërbime nga ato digjitela deri tek ato në botën reale dhe është fitues i shumë shpërblimeve.

Dezeen ka fituar shumë çmime prestigjioze, duke përfshirë BSME’s Business Digital Editor of the Year në vitin 2015, ku juria profesionale ka cilësuar Dezeen si portal autoritativ në botën e arkitekturës dhe dizajnit industrial.