LajmetWorkshops

Reframing the Public Realm: Mësime nga NYC – Puntori

By June 20, 2019 No Comments

“Sfera publike përfshin më shumë se rrugët dhe trotuaret e qytetit. Përfshin përvojën e plotë shoqërore dhe publike për të lëvizur nëpër një qytet, nga brenda në një kafene deri te shtigjet e një parku apo buze uji, si dhe pika te ndryshme të vështrimit që ndërtojnë rrugët, trotuaret, dyqanet, fasadat dhe ndërtesat në gjithë përjetimin urban.”

“Nga këndvështrimi i këmbësorëve, shkalla në të cilën ne mund të gjykojmë më së miri suksesin e dizajnit urban, elementët e ndërtesave, rrugët, trotuaret, gjelbërimi, ndriçimi dhe detaje të tjera ndihmojnë në krijimin e një përvoje intime njerëzore dhe kontribuojnë në karakterin dhe identitetin e një lagjeje të veçantë”.

Parimet e Dizajnit Urban të NYC

Qyteti i Nju Jorkut është i famshëm për hapësira të mëdha publike, duke përfshirë Bryant Park, Central Park dhe tani High Line në mes tjerash; por kohëve te fundit ka zbuluar se ka një sferë shumë më të plotë publike. Ndryshe nga qytetet në Evropë, qytetet në Amerikë, përfshirë NYC, deri vonë kanë parë rrugët kryesisht zona për makina dhe toka për përdoruesit privatë.  Me administrimin e Bloomberg-ut dhe lirimin e PlaNYC-it në vitin 2007, fillohet dukshëm të vërehen ndryshimet në qytet, nga këndvështrimi i këmbësorëve dhe si një qytet i popullit. Arritja e përfitimit publik nga zhvillimi privat ishte sfida kryesore.

Kjo punëtori do të ndajë me pjesëmarrësit disa mësime të përfituara nga vitet e Bloomberg-ut, çfarë funksionoi e çfarë jo, si dhe çka mund të aplikohet në qytete të tjera anembanë botës, duke përfshirë Prishtinën.  Duke u përqëndruar në Lakrishte dhe në qendrën e qytetit, ne do të aplikojmë parimet dhe protokollin e projektimit urban të NYC, duke përfshirë veglën e trotuareve, për të analizuar në veçanti një lagje dhe për të krijuar një sërë propozimesh për të përmirësuar fushën e saj publike.

Kërkesat për pjesëmarrje janë entuziazëm rreth qytetit dhe mjedisit të ndërtuar. Studentët dhe të diplomuarit e rinj nga fushat e arkitekturës, arkitekturës së peizazhit, dizajnit urban, sociologjisë, filozofisë ose artit inkurajohen fuqishëm të aplikojnë. Pjesëmarrësit pritet të kontribuojnë në mënyrë aktive në punëtori për tërë kohëzgjatjen e saj.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një CV (max 2 faqe në PDF ) në workshops.kaf@gmail.com ose/dhe workshops@kosovoarchitecture.com deri më 28 qershor 2019, me temë “Reframing Public Realm” si titull i emaillit.

Punëtoria do të udhëhiqet nga Jeffrey Shumaker, ish Kryeshef i Planifikimit Urban në New York.