LajmetLigjeruesit

Robert Potokar

By June 24, 2019 No Comments

Robert Potokar është arkitekt i lindur me 1965 dhe i diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Ljubljanë në vitin 1990.  Potokar drejton zyrën arkitektonike Ravnikar Potokar, të cilën e themeloi bashk me arkitektin Vojteh Ravnikar. Të dy arkitektët bashkëpunuan për shumë vite dhe bashkë-projektuan projekte të mëdha dhe morrën pjesë në konkurse të ndryshme.  Në më shumë se 40 nga konkurset ku morrën pjesë, atyre u ndanë shumë çmime, në 12 nga to si fitues të çmimit të parë. Punimet e tyre më të shquarat të realizuara përfshijnë: kompleksin komercial-rezidencial Mandrač në Koper, Biblioteka Publike e France Bevk në Nova Goricë, Shkolla e Biznesit Bled, Shkolla Fillore Brinje në Grosupje, Ndërtesat Masarykova F1 dhe F2 në Lubjanë, Kulla Residenciale C në Majske Poljane në Nova Gorica e shumë të tjerë.

Në bashkëpunim me partner të tjerë, Robert Potokar ka qenë fitues i 19 çmimeve të parë në garat publike dhe ka realizuar projekte të shumta, duke përfshirë renovimin e Kinodvorit dhe renovimin e Kinoteka Hall në Lubjanë, Qendrën Trnovo për të moshuarit në Lubjanë, Qendra Hodoš për të moshuarit, shtëpia për të moshuarit në Idrija, shkolla fillore në Kamnik dhe Litija, pishinën Kolezija në Lubjanë, ndërtesa në rezervatin natyror Škocjanski zatok, renovimi i hapësirave publike në Škofja Loka dhe Ajdovščina dhe shumë shtëpi familjare .

Bashkë me kolegët, Potokar gjithashtu mori një gamë të çmimeve dhe shpërblimeve, mes tyre: Piranesi Award në vitin 1998 dhe 2004, The Golden Pen award të the Chamber of Architecture dhe Spatial Planning of Slovenia në 2007, 2008 dhe 2015 si dhe Çmimi i parë për hapësirën më të mirë urbane në International Salon of Architecture në Novi Sad, 2018.

Në vitin 2002 botoi librin ”An architecture guide to Gorenjska” në bashkëpunim me Špela Kuhar dhe Blaž Budja, për të cilin mori edhe medalje e Pleçnikut. Në vitin 2008 bashk me Špela Kuhar botoi një udhëzues të arkitekturës për qytetin e Lubjanës, udhëzuesi u zgjodh si libri më i mirë slloven i dizajnuar në vitin 2008.

Për më shumë se dy dekada, Potokar ka bashkëkrijuar revistën arkitektonike të Evropës qendrore-Piranesi, dhe për tetë vitet e fundit ai ka qenë kryeredaktor i saj.

Në vitin 2015, fitoi titullin profesor asistent në Universitetin e Mariborit, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhinierisë së Transportit dhe Arkitekturës, ku punon si ligjërues që nga viti 2010.

 

Zyra e Arkitekturës Ravnikar Potokar

Zyra e Arkitekturës Ravnikar Potokar d.o.o. u themelua në vitin 2003, nga arkitektët Vojteh Ravnikar dhe Robert Potokar. Para themelimit, zyra funksiononte si pjesë e kompanive KARS d.o.o. Sežana dhe ARHE d.o.o. Ljubljana. Në vitet e fundit, zyra funksionon me sukses në mënyrë të pavarur. Zyra është udhëhequr me sukses nga Robert Potokar që nga shtatori i vitit 2010 pas vdekjes së arkitektit Vojteh Ravnikar.

Zyra është e përqendruar në projektimin arkitektonik, nga dizajni i jashtëm e i enterierit e deri tek urbanizmi. Bashkëpunimi me shumë ekspertë i mundëson zyrës të marrë projekte të natyrës së madhe.

Zyra është e bazuar në Gregorčičeva ulica 9 në Lubjanë. Ekipi që punon me krye të zyrës përbëhet nga arkitektë të diplomuar me shumë përvojë, si: Tanja Košuta, Sabina Colnar, Staša Baranja, Ajdin Bajroviq, Javier Carrera, Mateja Šetina, Matej Fornazarič, Jernej Borko, Anja Patekar, Tina Gradišer, Mina Gutović, Tadej Kavčič. Në zyrë punojnë gjithsej dhjetë deri në dymbëdhjetë arkitektë.

 

 

ravnikar potokar arhitekturni biro skocjanski zatok 2016